Në ditëlindjen e saj të 35-të, autorja dhe moderatorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo u surprizua pak momente pas nisjes së transmetimit.

Urimet e më të dashurve të saj, nisur nga motra, prindërit e rrethi i ngushtë shoqëror e përlotën moderatoren, që rrallëherë e ka lëshuar veten para ekranit.

“Si sot, në muajin prill, 35 vjet më parë ne u shtuam me një lule dhe asaj lule ia vumë emrin Bieta. Kjo lule u rrit dalëngadalë dhe ja ku është sot. Rruga që ka ndjekur në jetë ka qenë e  bukur, por edhe me vështirësi e përpjekje që Bieta i ka përballuar me sukses. Babi nga zemra të uron shëndet dhe në jetë qofsh gjithmonë e gëzuar”, ishte ky urimi i të atit, që e preku më së shumti moderatoren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA