MiG-31 vs. F-22 Raptor; Cili nga avionët e rëndë të superfuqive do të fitonte luftën në ajër?

08/04/2020 17:30

F-22 Raptor është krijuar nga SHBA si platforma më e aftë të luftës në ajër, me qëllim rimarrjen e superioritetit që ishte vendosur fillimisht prej pararendësit të tij F-15C Eagle, kur ky i fundit e humbi ndaj modeleve sovjetike Su-27 Flanker e MiG-31.

Megjithse F-22 është avioni më i rëndë dhe më i aftë në Perëndim, variantet e fundit të MiG-31 BS e BSM, janë akoma më të rënda dhe konsiderohen nga Rusia si më të manovrueshmet për masën e tyre.

F-22 nuk ka ende një analog të ngjashëm në forcat ruse, siç ngjasonte aerodinamika e F-15 me shumicën e modeleve ruse SU. Modeli rus Su-35 është krijuar për një rol të ngjashëm me F-22 dhe ka manovrueshmëri superiore dhe masë më të madhe armatimi, por mes efekteve inferiore janë radarët zbulues në infra të kuqe dhe teknologjia e munguar antiradar.

Vetëm gjuajtësi i fundit rus Su-57, ka strukturë anti-radar dhe mund të konsiderohet si konkurues i Raptor – edhe pse nuk ka perfeksionuar ende teknologjitë tashmë ekzistuese te F-22.

Bazamenti i aviacionit rus mbështetet ende te disa qindra MiG-31.
F-22 peshon 29,400kg, është avioni më i rëndë Perëndimor dhe ka një nga radarët më të fuqishëm AN/APG-77 i cili peshon rreth 554kg. Por edhe duke e krahasuar me këtë, MiG-31 mbetet më i rëndi më peshë prej 41,000kg dhe me radarin Phazotron Zaslon prej1500kg – forca e të cilit është më e vogël se ajo e radarit të Raptor.

Zaslon ishte lider në kohën e tij dhe është përditësuar vazhdimisht.
F-22 Raptor është avioni më pak i dallueshëm prej gjurmës së tij të nxehtësisë dhe nuk mund të shënjestrohet nga largësi të mëdha. MiG-31 është më i ekspozuar nëkëtë aspekt edhe pse aftësia e tij për të qëndruar më gjatë në ajër e kompenson disi forcën e kundërsulmit.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA