Larg të shoqes, Sabri Fejzullahu po plas nga malli: Sot kam qarë!

08/04/2020 21:24

Sabri Fejzullahu ishte pjesë e “Ftesë në 5” përmes një lidhje Skype, nga ku foli për këto ditë vetizolimi, që për fat të keq po i kalon larg bashkëshortes së tij, e cila ka ngelur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai rrëfeu se po e ndjen shumë mungesën e saj, madje ka edhe momente që nuk i mban dot lotët nga malli.

Jo më larg se sot, këngëtari i njohur ishte përlotur kur e shoqja i kishte dërguar një fotografi përmes rrjeteve sociale.

E sikur kjo të mos mjaftonte, Fejzullahu e mbylli me një dedikim të fortë dashurie për Nerën, ku ia bëri të ditur se asnjëherë nuk do të lejojë që të qendrojnë larg njëri-tjetrit.

Top Channel