Përmes një njoftimi zyrtar, autoritetet policore të Carrollton-it, deklaruan se një 18-vjeçare nga Teksasi u arrestua të martën, pasi u shpreh në një video në “Snapchat” se po e përhapte koronavirusin qëllimisht.
Pas arrestimit, Lorrene Maradiaga deklaroi në polici se kishte testuar negative ndaj virusit.
“Maradiaga u akuzua për kërcënim terrorist, një krim i shkallës së tretë dhe u transferua në burgun e qarkut të Denton-it”, tha policia.
Për lirimin e saj është vendosur shifra 20,000 dollarë, teksa mbetet e paqartë nëse Maradiaga ka një avokat.
“Si kusht për lirimin e saj, Maradiaga është urdhëruar të karantinohet për 21 ditë, si një masë paraprake”, njoftuan autoritetet.
Më shumë se 399.900 njerëz kanë testuar pozitivë për virusin në SH.B.A. dhe të paktën 12.900 kanë vdekur, sipas njoftimeve të Universitetit Johns Hopkins.
Top Channel