Ministrat e financave të Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord në bisedimet gjatë gjithë natës për më shumë mbështetje për ekonomitë e tyre të goditura nga koronavirusi dhe kryetari i tyre tha se të mërkurën në mëngjes ai po pezullonte diskutimet deri të enjten.
Burime diplomatike dhe zyrtarë thanë se një mosmarrëveshje midis Italisë dhe Hollandës se çfarë kushtesh duhet t’i bashkëngjiten kredisë së zonës së euros për qeveritë që luftojnë kundër pandemisë ishte duke bllokuar përparimin në gjysmë trilion euro ndihmë.
“Pas 16 orësh diskutimesh ishim afërm një marrëveshjeje, por ne nuk jemi akoma atje”, tha kryetari i Eurogroup Mario Centeno. “Unë pezullova Eurogroup dhe (ne do të vazhdojmë) nesër.”
Ministrat e financave, kishin shpresuar të bien dakord për një program gjysmë trilionë eurosh për të qetësuar rënien ekonomike dhe rimëkëmbjen e financave nga pandemia, dhe të kthejnë faqe për ndarjet që kanë dëmtuar marrëdhëniet ndërsa blloku lufton me shpërthimin.
Por grindjet u shfaqën përsëri në mënyrë të dukshme, një burim diplomatik tha: “Italianët duan një referencë për ndërsjelljen e borxhit si një instrument të mundshëm të rimëkëmbjes që do të analizohet më shumë në të ardhmen. Hollandezët thonë “jo”. “
Top Channel