Prej disa ditësh 27 emigrantë në Kapshticë mbetën të bllokuar për shkak se pala shqiptare nuk i lejonte të kalonin në kufij në kuadër të masave kundër përhapjes së Covid-19.

Por sot ashtu siç deklaroi edhe kryeministri i vendit Edi Rama, është dhënë një zgjidhje për qytetarët.

Tashmë ata po transferohen për karantinim 14-ditor në një hotel në Korçë. Tani po plotësohen procedurat, një kontroll mjekësor, dokumentacioni me policinë dhe nis transferimi drejt hotelit në Korçë. Kjo pas negociatave dhe marrjes përsipër të kostos, 14 ditë në hotel dhe ushqim 3 vaktet nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare. KKD e mori këtë vendim pasi Rama deklaroi se ata do futen në territorin tonë,  vetëm nëse karantinohen 2 javë në struktura hoteliere me kostot e veta.

Ndërkohë kufinjtë do të vijojnë të mbeten të mbyllur dhe personat e tjerë nuk do të lejohen të hyjnë në Shqipëri.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA