28/11 08:43
Një nënë e pesë fëmjëve në Britani ka vdekur pas betejës me koronavirusin duke lënë pas edhe katërnjakët 13-vjeçarë që ishin njohur si mrekulli në kohën e lindjes.
Shabnum Sadiq, punonte në minibashkinë e Slough pranë Londrës, por kishte udhëtuar në Pakistan për një martesë në mars, ku dhe kishte marrë virusin me të cilin luftoi dhe humbi pas 24 ditësh.
39-vjecarja u prek nga simptomat pesë ditë pas udhëtimit dhe luftonte për të marrë frymë në aparatin ventilues për 24 ditë para vdekjes.
Më 26 qershor 2006, Shabnum kishte lindur katërnjakët e saj me prerje çezariane, duke mundur shanset e llogaritura në 1 me 729,000 që kjo të ndodhte në mënyrë natyrale.
Top Channel