Ndodh pas 10 vitesh përpjekje, mungesa e vizitorëve në kopshtin zoologjik bën që pandat të çiftëzohen në mënyrë natyrale

07/04/2020 18:01

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një çifti pandash në Hong Kong kohë të mjaftueshme për të kryer çiftëzim.

Rojtarët në Parkun e Oqeanit të Hong Kongut janë përpjekur pa sukses për 10 vjet që të arrijnë të çiftëzojnë pandat 14-vjeçare Ying Ying dhe Le Le në mënyrë të natyrshëm. Megjithëse një përpjekje dhjetëvjeçare, kjo gjë nuk u arrit.

Sidoqoftë, me kopshtin zoologjik të mbyllur për vizitorët që nga fundi i janarit për shkak të shpërthimit të Covid-19, stafi filloi të vërente ndryshime në sjelljen e kafshëve.  Dhe më në fund dy pandat kanë kryer çiftëzimin pas 10 vitesh në mënyrë natyrale.

“Që nga fundi i Marsit, Ying Ying filloi të kalonte më shumë kohë duke luajtur në ujë, ndërsa Le Le po linte shenjat e aromave përreth habitatit të tij dhe duke kërkuar zonën për aromën e Ying Ying,” thuhet në një deklaratë nga kopshti zoologjik.

Pas kësaj deklarate, Ocean Park me krenari njoftoi se të dy pandat kishin kryer me sukses çiftëzimin natyror të hënën në mëngjes.

“Procesi i suksesshëm i çiftëzimit natyror u krye sot, është jashtëzakonisht emocionues për të gjithë ne, pasi mundësia e shtatzënisë përmes çiftëzimit natyror është më e lartë sesa nga mbarësimi artificial,” tha kopshti zoologjik i cili premton të na mbajë të gjithëve të azhurnuar në lidhje me këtë rast të rëndësishëm.

Pandat janë një nga speciet që rrezikohen të zhduken dhe ky është një lajm mjaftë i mirë për mbarështimin e tyre.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA