Lezhë/ Mjekët refuzojnë shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja: Mungesë vlerësimi! Punën nuk do e ndërpresim
					 07/04/2020 08:43					
				
				 
								
			Personeli i urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars.
Ata kërkojnë që këto para të shkojnë për familjet me nevojë, pasi ju ishin premtuar 500 euro dhe 1 mijë euro për periudhën e emergjencës së covid-19.
Ata thonë se nuk do e ndërpresin asnjë dite punën, por shprehen të indinjuar për mungesën e vlerësimit për ta.
Top Channel