Kina raportoi sot për herë të parë zero vdekje nga koronavirusi, që prej nisjes së epidemisë

07/04/2020 20:26

Kina ka raportuar të martën ZERO vdekje nga koronavirusi i ri, për herë të parë që prej nisjes së publikimit të shifrave në janar.

Qeveria kineze thotë se masat e izolimit po funksionojnë duke ndaluar shpërndarjen e sëmundjes.
Më shumë se 1.3 milionë njerëz në botë janë prekur prej saj ndërsa të paktën 74,744 kanë vdekur sipas shifrave të analistëve Johns Hopkins.

Në fund të muajit të shkuar nisi zbutja e kufizimeve në ish-epiqendrën Vuhan, i cili ka qenë të paktën dy muaj në bllokim të plotë nga virusi.

Komisioni kombëtar kinez njoftoi sot 32 raste të reja, në rënie nga 39 të raportuara të hënën.

Qeveitë perëndimore kanë akuzuar Pekinin për raportime më të ulëta se realja.

Vetëm nesër Vuhan do të lejojë daljen e njerëzve nga qyteti për herë të parë prej janarit.

Ata që marrin kodin “e gjelbër” në aplikacionin e tyre do të lejohen të dalin nga qyteti, sipas zyrtarëve.
Qytetarët në zonat rezidenciale deri tani janë lejuar të dalin nga banesat për vetëm dy orë.

FOTO GALERI
3/4
Vetëm nesër Vuhan do të lejojë daljen e njerëzve nga qyteti për herë të parë prej janarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA