Gjermania sheshon kurbën, shënon ditën e dytë me më pak se 4000 infeksione të reja

07/04/2020 18:00

Gjermania i ka shtuar sot më pak se 4000 raste të reja me koronavirus shifrës totale për të dytën ditë radhazi, në një sinjalizim premtues se ka kaluar kulmin e epidemisë.

Rritja e sotme prej 3,834 rastesh vjen pas asaj me 3,677 dje, që çojnë numrin total të infektimeve në 99,225, por është rrijta më e ulët deri tani.
Ndërkohë numri i vdekjeve u rrit dje me 92 në krahasim nga 173 një ditë më parë, duke shkuar në një totale prej 1,607.
Kreu i institutit kryesor kërkimor Robert Koch tha se shifrat janë inkurajuese por është ende herët për të thënë se kriza po zbutet.
3,834 rastet e reja ishin 1,189 në Bavari e 746 në Baden-Wuerttemberg, që janë dy rajonet jugore të afërta me Italinë.
Bavaria ka numrin më të madh të rasteve më 26,163 duke përfshirë dhe 3,600 në kryeqytetin Munich.

Më pas vjen shteti i populluar i North Rhine-Westphalia me më shumë se 20,000 raste virusi dhe Berlini që ka rreth 4,000.
Një dokument i dalë në media nga ministria e brendshme gjermane thoshte se janë nisur planet për zbutjen e kufizimeve, edhe pse kancelarja Angela Merkel thotë se është ende herët.

Dokumenti thotë se kufizimet do të zbuten kur masa e infektimeve të bjerë poshtë 1.0, që do të thotë kur çdo pacient i infektuar ta përhapë sëmundjen në më pak se 1 njerëz të tjerë.

Kjo do të sillte rihapjen e shkollave, bareve e restoranteve me kapacitet të kufizuar.
Merkel tha se kufizimet do të zbuten në mënyrë graduale, duke pasur parasysh gjithmonë gjendjen e shëndetit publik.
Ajo shtoi se Evropa duhet të mendojë të bëhet e vetë-mjaftueshme në prodhimin e maskave dhe pajisjeve shëndetësore kritike.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA