Vdesin 10 punonjës të transportit publik në Londër, dyshohet se kanë infektuar dhjetëra të tjerë

06/04/2020 17:13

LONDËR- Dhjetë punëtorë të transportit publik kanë vdekur në Londër pasi ishin prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë në Londër Sadiq Khan.

Khan tha që ata të gjithë vdiqën ditët e fundit ndërsa dyshohet se mund të kenë infektuar dhjetëra të tjerë.

Kryetari i Londrës tha të hënën pasdite: “Ata janë në mendimet dhe lutjet e mia dhe shpreh ngushëllimet e mia për familjet e tyre.

“Ne kemi 25,000 shoferë autobusësh, më shumë se 25,000 njerëz që punojnë për Transportin në Londër, duke bërë çmos që të mbajnë transportin publik hapur për ata që kanë nevojë për transport publik për t’i marrë nga shtëpia në punë”

Khan shtoi se punëtorët e transportit publik në Londër aktualisht nuk janë pajisur me pajisje mbrojtëse personale (PPE), të tilla si maska dhe doreza, gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Top Channel