Të pandashëm për 51 vite! Çifti humb jetën prej Covid-19, brenda 6 minutave

06/04/2020 13:14

Të pandashëm gjatë 51 viteve martesë, derisa koronavirusi i ndau- kjo është historia e dhimbshme e një çifti nga Florida, që humbi luftën me Covid-19.

Ata ndërruan jetë pranë njëri-tjetrit, për gjashtë minuta, ndonëse sipas birit të tyre dukej se do ta tejkalojnë edhe këtë vështirësi.

Stewart Baker, 74 vjeç, dhe Adrian Baker, 72, ishin të shëndetshëm, para se më 15 mars të infektoheshin me coronavirus. Stewarti u godit më rëndë nga COVID-19, ndaj u dërgua në spital, kurse Adrian kishte simptoma më të lehta dhe për këtë arsye kishte qëndruar në shtëpi.

Por kur e kuptoi se gjendja shëndetësore e Stewartit ishte përkeqësuar dhe se ishte dërguar në repartin e kujdesi intensiv, vendosi të shkojë në spital, por aty edhe gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua.

Lajmin për vdekjen e tyre e dha i biri i dyshes, Buddy Baker, i cili pranoi se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë, dhe se duhet bërë zgjedhja e duhur – të qëndrojnë të gjithë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

Top Channel