Shoqërimi i Gëzim Krujës drejt banesës së fundit/ Detaje nga ceremonia mortore, në kohë pandemie

06/04/2020 15:10

Vdekja e Gëzim Krujës padyshim që ka hidhëruar mbarë shqiptarët.

Gëzimi “u shua” nga kjo jetë, por realizimet e tij do të jenë gjithmonë në tryezat e shqipëtarëve. Nga Shkodra gazetarja Jetona Koçibelli, ka “dokumentuar” momentin e fundit të aktorit pranë familjarëve. Dje, u përhap lajmi që në orën 12:00, kohë kur “karvani mortor” do të drejtohet drejt banesës së fundit, qytetarët  shkodranë do të dalin në ballkone dhe do të duartrokistin në nderim të tij. Dhe kështu ka ndodhur, thotë gazetarja Jetona Koçibelli në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live”. Po ashtu, gazetarja shtoi se të madhin Gëzim Kruja e kanë shoqëruar vetëm rrethi i ngushtë familjar dhe askush tjetër.

“Në fakt ishte një situatë absurde, e vajtueshme, ku ishte vetëm rrethi i ngushtë familjar që i dhanë lamtumirën e fundit dhe shumë pak makina e shoqëruan për në banesën e fundit. Ishte një humbje që e përshkruar në këtë situatë, nuk lejoi që Gëzim Kruja të merrte nderimet që i takonte. Nipër, mbesa miqtë më të afërm të familjes. Me duartrokitje e përcollën fillimisht familjarët dhe kjo vijoi dhe në ballkonet e lagjes ku Gëzim Kruja banonte. Jam e nderuar (I referohet intervistës së fundit që ka zhvilluar me Gëzim Krujën para disa muajsh). Në fakt ne kemi qeshur dhe kemi qarë së bashku. Ishte një privilegj shumë i madh për mua, që të jem e fundit që e intervestova. Ai na ka pritur me në një mënyrë të jashtëzakonshme pavarësisht se i mungonte zëri, dëshironte të komunikonte me ne”, u shpreh gazetarja.

Top Channel