Shënohen edhe dy viktima nga coronavirusi, shkon në tre numri i të vdekurve në Kosovë

06/04/2020 09:35

Dy persona kanë humbur jetën në Klinikën Infektive si pasojë e prekjes nga virusi Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi për media.

“Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje.

Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije.

Në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femër, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Numri i personave që kanë humbur jetën në Kosovë nga coronavirusi ka arritur në tre tashmë, ndërkaq 145 të tjerë janë të infektuar kurse 23 janë shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA