Presidenti rumun, Klaus Iohannis, ka thënë se synon të zgjasë masën e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë tjera, teksa numri i personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet ka tejkaluar shifrën 4,000.
“Neve na duhet ta bëjmë sërish këtë gjë. Është nevojë absolute. Njerëzit duhet të kuptojnë se pa këtë masë, virusi nuk mund të ndalet”, ka thënë Iohannis më 6 prill.
Rumania ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 16 mars, ndërkohë që Iohannis ka thënë se javën e ardhshme do të nisë një dekret për të zgjatur masën me 16 maj.
Deri më tani në këtë shtet është raportuar për 4,057 persona të infektuar dhe 162 të vdekur pas infektimit me koronavirusin e ri.
Po ashtu është bërë e ditur se edhe 627 rumunë janë infektuar në vendet tjera dhe 26 të tjerë kanë vdekur, shumica prej tyre në Itali, Francë, Spanjë dhe Gjermani.
Top Channel