Raporti: Fondacioni Gates financuesi i dytë më i madh i OBSH, pas SHBA

06/04/2020 15:50

Një raport i dalë së fundmi në media nga takimi i përvitshëm i OBSH në 2018 zbulon detaje interesante për burimin se nga vijnë fondet e organizatës.

Bill Gates trajtohet si kryetar shteti nga OBSH. Gjatë vitit 2017, shuma totale e fondeve të ardhura për OBSH nga aktorë shtetërorë ishte më e vogël se ajo që vinte nga aktorë jo-shtetërorë, kryesiusht nga korporatat e industrisë farmacuetike.
Fondacioni i bamirësisë Bill & Melinda Gates kontribuonin me rreth $327 milionë në fondet e OBSh duke e bërë atë donatorin e dytë më të madh.
Donacionet më të mëdha në organizatë se ato të Gates Foundation, vinin nga qeveria e SHBA.
Donacionet nga qeveritë për OBSH kishin arritur në $1.06 miliardë në 2017, ndërsa donacionet nga aktorë jo-shtetërorë arrinin në $1.08 miliardë.

Bashkë me Fonbdacionin Gates, burime të dukshme financimi ishin Komisioni Evropian në Bruksel, që jepte rreth $84 milionë; Fondi Global kundër Aids, Tuberkulozit e Malarias i cili promovon përdorimin e mjekimeve antiretrovirale dhe qasje të tjera farmaceutike, me $16 milionë kontribute; dhe UNITAID, një tjetër organizatë që promovon përdorimin e farmaceutikëve, e cila jepte rreth $30 milionë.

Pra industritë multinacionale të mjekimeve e kimikateve ishin donatorët kryesore të OBSH, të cilët ndiqeshin më tej nga banka, fondacione private si dhe Instituti Shoqëri e Hapur i George Soros .
Kritiket thonë se kur kontributet e Fondacionit Gates tejkalojnë ato të të gjithë qeverive kombëtare përveç SHBA, duket qartë se organizata e OBSH mund të jetë humbur pavarësinë e saj. (CheckpointAsia)

Me poshte jepet lista e kontributeve te farmaceutikes ne OBSH, ne 2017:

Top Channel