Mbijetesë me mëshirën e fqinjëve/ 80 vjeçari i izoluar me tre djemtë me probleme mendore

06/04/2020 20:15

Një familje me 5 anëtarë në njësinë administrative Gose të Bashkisë Rrogozhinë po përballet me një situatë tejet të vështirë në këto ditë izolimi.

Kryefamiljari Abaz Deliu është 80 vjeç, por i duhet ende të kujdeset për 3 djemtë e tij, të cilët janë invalidë dhe kanë probleme të shëndetit mendor. Ai na tregon sesi mbyllja brenda i ka bërë më të dhunshëm.

Abazio thotë se nuk kanë as për të ngrënë, ndihmë nga institucionet shtetërore nuk ka marrë, por jeton falë mëshirës së bashkëfshatarëve.

Sulejman Deliu, banor i kësaj zone thotë se si kjo familje me invalidë janë dhe disa në zonën e tyre ndaj jemi ne si fqinje thotë ai që kërkojmë sot ndihmë nga shteti për ata, pasi thjesht mëshira nuk mjafton!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA