Lot, dhimbje dhe në fund të tunelit: SHPRESË! Fotografi të shkrepura gjatë pandemisë botërore

06/04/2020 22:22

E gjithë bota është vendosur në luftë ndaj armikut të padukshëm “KORONAVIRUS-IT”.

Si pasojë e kësaj pandemie, shumë shtete kanë urdhëruar izolim dhe të dalin nga shtëpitë vetëm për të plotësuar nevoja të veçanta, siç mund të jetë bërja e pazarit apo blerja e ilaçeve.

Ndërkohë nga raportimet e deritanishme, 1.330.001 persona janë shpallur të infektuar, ndërsa 73,842 të tjerë kanë humbur jetën, si pasojë e virusit vrasës.

Një gjë është e sigurt, bota ka ndryshuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe këtë e dëshmojnë fotot e mëposhtme.

Në to shihen, qytetarë duke ecur në rrugët e boshatisura të Moskës.

Të moshuar me lot në sy që pasqyrojnë trishtim. Një grup mjekësh që po përpiqen që të mbajnë në jetë një pacient të sëmurë.

Varre të hapura masivisht, si edhe arkivole të gatshme për t’u përdorur në çdo kohë.

FOTO GALERI
23/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA