Koronavirusi tremb Hollywood-in! Julia Roberts me maskë dhe doreza

06/04/2020 13:29

Teksa ka shkuar për të bërë pazare, ylli i kinematografisë hollywood-iane, Julia Roberts është kujdesur të ndërmarrë masat e duhura mbrojtëse.

53-vjeçarja është footgrafuar në një supermarket në Malibu, e veshur me xhinse dhe xhaketë të zezë, teksa në duar mban doreza, kurse në fytyrë maskë mbrojtëse dhe syze.

Askujt nuk ka mundur t’i shpëtojë pa u vënë re maska e saj interesante. Që prej shpalljes së pandemisë së koronavirusit, aktorja llogarinë e saj në Instagram e ka shfrytëzuar për të apeluar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi.

Top Channel