“Dit e Natë”, kënga më e re e Flaka Krelanit, bukuroshja habit se kujt ja kushton

06/04/2020 21:05

Këngëtarja Flaka Krelani, ishte e ftuar me anë të një lidhje “Skype” në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Brunia seksi, foli dhe për këngën e saj më të re “Dit e Nat”, për të cilën tha që ka tematikë dashurie. Kjo, për të shërbyer si një mesazh ndaj atyre çifteve që ndodhen në karantinë dhe zihen mes tyre dhe nuk dinë ta vlerësojnë njëri-tjetrin. Po ashtu ajo tregoi dhe arsyen se përse “grindet” më së shumti me të motrën, Qeqën dhe ajo ishte gatimi. Flaka u shpreh se i pëlqen shumë të gatuaj ndërsa Qeqa, nuk e ka shumë hobi këtë “art”. Ndaj, thotë Flaka, unë nuk dëshiroj që të më ndërhyj një njeri kur gatuaj, madje as mamin.

Bieta Sulo: Nga e more frymëzimin për këngën.

Flaka Krelani: Atëherë, për sa i përket frymëzimit është një temë për dashurinë, besoj e keni kuptuar dhe ju. Ka shumë çifte sidomos tani në karantinë që po zihen dhe dashuria është diçka shumë e mirë, vlerësojeni njerëzit që keni pranë. Kënga ka filluar para se të niste kjo pandemi. Normalisht kam ide edhe disa realizime të tjera, ku tema kryesore do të jetë dashuria, por kam menduar për diçka më të butë.

Bieta Sulo: Me çfarë po rrinë Flaka këtë periudhë karantine.

Flaka Krelani: Unë po rri si gjithmonë me familjen në Prishtinë. Punët e shtëpisë nuk është se i kemi ndarë. Mundohem të lexoj, shikoj filma kështu e kaloj karantinën.

Bieta Sulo: Për farë zihet më shumë Flaka me Qeqën.

Flaka Krelani: Zakonisht për rrobat. Por tani në karantinë për gatimin. Qeqa nuk gatuan fare. Por edhe unë nuk e lejoj të më afrohet teksa gatuaj pasi më pëlqen ta bëj të gjithën vetë. Madje edhe mamanë nuk e lejoj të takoj.

Top Channel