Covid-19/ Rritet bilanci në Greqi, 6 viktima në 24 orët e fundit
06/04/2020 17:32
Është rritur bilanci i viktimave dhe të prekurve në Greqi nga Covid-19, në 24 orët e fundit.
Janë shënuar 20 raste të reja, duke e çuar totalin e përgjithshëm në 1755 rate me Covid-19.
Ditën e sotme numërohen 6 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 79 persona.
Mësohet gjithashtu se 90 persona të prekur me koronavirus janë në terapi intesive dhe nën kujdesin e mjekëve grek.
Lajmi i mirë është se deri më tani janë shëruar dhe dërguar në shtëpi 269 persona.
Top Channel