Është rritur bilanci i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar, ku shënohen 439 në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin ne 5,373.

Këto shifra janë publikuar dhe konfirmuar nga Departamenti i Shëndetësisë.

Shumica e viktimave janë shënuar në Angli, midis moshës 35 vjeç deri në 106 vjeç, dhe mësohet se 15 prej tyre nuk vuanin nga sëmundje shoqëruese.

Londra mbetet një pikë e nxehtë e koronavirusit, duke shënuar 129 vdekje, e ndjekur nga Midlands e cila regjistroi 75 vdekje dhe North East Yorkshire 67 viktima.

Mbretëria e Bashkuar numëron 3,802 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e përgjithshëm të të infektuarëve në 51,608.

Shifrat e publikuara tregojnë se vetëm 135 persona janë shëruar dhe rikthyer në shtëpi dhe për fat të keq 1,559 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA