4,591 të infektuar/ Çekia raporton rritjen më të ngadalshme ditore të rasteve me koronavirus

06/04/2020 11:51

Republika Çeke raportoi të hënën për rritjen më të ulët të numrit të rasteve me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë tha se deri në mesnatën e së dielës, Çekia ka pasur 4,591 raste me koronavirus, që do të thotë 2.6 përqind më shumë se ditën paraprake. Kjo, sipas autoriteteve, është përqindja më e ulët e rritjes së numrit të rasteve që nga fillimi i marsit, kur Çekia ka raportuar rastet e para me koronavirus.

Ky vend ka kryer 85,014 teste deri më tash dhe synon të rrisë kapacitetin e testimit përtej 10,000 në ditë. Në Çeki, 96 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa 72 kanë vdekur.

Deri të dielën, 391 persona kanë qenë në spital – 84 prej tyre në gjendje serioze./REL

Top Channel