Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, veç moderatorëve të emisionit dhe njëra nga vajzat e “Përputhen” shpesh ftohen dhe personazhe të tjerë. Këtë puntatë ishte radha e Kujtim Gjuzit dhe Olti Currit për t’iu bashkuar “duelit” të argumentit.

“A ka shefi gjithmonë të drejtë”, kjo ishte tema e kësaj here dhe referuar temës, drejtuesi i “debatit” Edi Manushi, pyeti Kujtim Gjuzin se çfarë shefi është kryeministri Edi Rama për të. Gjuzi u shpreh se nuk ka shef dhe prej disa kohësh është shefi i vetes. Ndërsa ai në rolin e shefit, tha që ishte “konservator”, bashkëpunues me të tjerët dhe i barabartë me të gjithë.

Edi Manushi: Si është ai shef i mirë apo i keq për Kujtim Gjuzin.

Kujtim Gjuzi: Nuk ka pasur ndonjëherë Rama të jetë shefi im dhe është pak e vështirë sepse unë jam shef vetë të paktën prej disa kohësh.

Edi Manushi: Çfarë lloj shefi është Kujtimi me vartësit e tij për aq kohë sa je. Se të kam parë aty tek partia ti je lider.

Kujtim Gjuzi: Kërkoj korrektësi në një farë mënyrë jo të ftohtë gjermane. Por kërkoj rregullin kosnervator që kanë britanikët ose atë që ne e quajmë të drejtën zakonore. Pra, atje ku janë të gjithë shefi është I barabartë në mesin e barabartëve.

Ndiqni videon duke filluar nga minuta 3:35.

Top Channel