
Situata me CoVid-19, po bën që avokatët e personave që janë në paraburgim po përdorin “kartën e mëshirës së drejtësisë” për të dërguar klientët e tyre në shtëpi si një masë për të mos u prekur nga ky virus.
“Në kuadër të mbipopullimit jemi të mendimit dhe i kemi kërkuar ndryshimin e masave të paktën në arrest shtëpie” Kemi kërkuar mbi 26 raste dhe kanë gjetur pranimin e gjykatës. Janë një kategori veprash penale që dënohen 7 deri në 8 vjet kategori e lehtë veprash penale.” ka thënë një përfaqësues ligjor.
“Është një formë reagimi për të bërë kriminologjinë juridike. Jemi gjatë një lufte dhe duhet të respektohen ligjet e luftës. Kur u caktua akti normativ kishte edhe një kriter ndalues.” ka shtuar ndër të tjera ai.
Mesatarisht në të gjithë Shqipërinë dërgoheshin 25 persona në dit në paraburgim por pas situatës me CoVid-19 ky numër është ulur ndjeshëm. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha bënë me dije se ditën e djeshme në paraburgim në të gjithë vendin janë dërguar 5 persona.
Ndërkohë për sa u përket ndryshimit të masave të sigurisë pas kërkesave të shumta deri më tani janë ndryshuar 28 masa duke u kthyer në arrest shtëpie. Kryesisht janë për vepra të lehta dhe që dënohen me pak vite burg.
Top Channel