Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Një luftanije venezuelane është fundosur pas tentativës katastrofike për të përplasur një kroçerë të një kompanie gjermane, e cila rastisi të kishte majë të përforcuar për ekspedita në ujëra të akullta.
Ekupazhi i kroçerës RGCS Resolute tha se patrullat venezuelanë qëlluan në ajër për paralajmërim dhe më pas ‘qëllimisht’ përplasën majën e mjetit duke e urdhëruar të lundronte drejt Venezuelës.
Por përplasja shkaktoi dëme shumë më të mëdha për luftanijen e marinës, Naiguata.
Minsitria e mbrojtjes së Venezuelës, e cila fajëson kroçerën për incidentin, nuk tregoi nëse Naiguata u fundos, por raportime të shumta e bënin të ditur.
Lideri venezuelan Nicolas Maduro e përmendi incidentin e të hënës duke e quajtur ‘pirateri e terrorizëm’ thonin mediat spanjolle.
“Ishte sikur një boksier 100-kilogramësh të kapte një nxënës të vogël e ta rrihte”, tha Maduro duke pretenduar se kroçera kishte qenë agresori.
Kroçera Resolute lundron me flamur portugez por menaxhoeht nga grupi gjerman Columbia Cruise Services. Raportime të tjera e lidhnin incidentin me një konflikt diplomatik mes Venezuelës e Portugalisë.
Kroçera nuk kishte pasagjerë por vetëm 32 vetë ekuipazh dhe po lundronte drejt ishullit holandez të Karaibeve Curacao.
Pak pas mesnate ajo u ndalua nga mjeti i marinës Naiguata e cila e urdhëroi të lundronte drejt ishullit venezuelan Isla de Margarita.
“ Resolute pësoi vetëm dëme të vogla që nuk ndikojnë në aftësitë e lundrimit, kurse mjeti i marinës pësoi dëme të rënda pas përplasjes me kiçin e përforcuar të kroçerës dhe nisi të fusë ujë”, thanë mediat kolumbiane.
Top Channel