Në një situatë të tillë, ku e gjithë bota është izoluar në një luftë kundër “armikut” Covid-19, qeveria ka urdhëruar ndalimin e grumbullimeve publike me qëllim minimizimin e mundësisë së përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që mesa duket për qytetarët e Durrësit kjo gjë, nuk përbën aspak problem!

Pamjet që do të shihni më poshtë vijnë nga një prej zyrave të “Postës Shqiptare” në Durrës. Shihen qytetarë shumë pranë njëri tjetrit, ndërkohë që është e detyrueshme që në këtë kohë virusi të mbahet një distancë sa më e madhe të jetë e mundur.

Veç distancimit që vihet re qartë, ajo çka nuk duhet lënë pa përmendur do të ishin edhe masat mbrojtëse që qytetarët e Durrësit kanë vendosur të mos i përdorin. Shumë pak prej tyre shihen me maskë të vënë dhe ndoshta askush me doreza nëpër duar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel