Rusi/ Vdes nga koronavirusi redaktorja 36 vjeçare, testi i parë i rezultoi negativ

02/04/2020 19:16

Anastasia Petrova, 36 vjeçe, redaktore e një reviste biznesi në qytetin Perm, të Rusisë, ka humbur jetën nga koronavirusi, duke u kthyer kështu viktima me moshën më të re në këtë shtet.

Anastasia, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, punonte nga shtëpia dhe kur gjente kohë kujdesej për dy djemtë e saj të mitur, Ilya 12 vjeç dhe Yaroslav 10 vjeç. Ndërkohë, para një jave atë e “pushtuan” ethet, si edhe kishte dhimbje të fytit të shoqëruara me kollë të thatë, simptoma këto të koronavirusit.

Pas konsultës tek një mjek, gruaja i kishte konfirmuar atij që kishte pasur kontakte me tre persona që kishin ardhur nga vende të tjera. Temperatura e Anastasias rritej gjithnjë dhe më shumë dhe për ta përballuar, konsumonte shpesh paracetamol. Mbrëmjen e 24 marsit, ajo iu drejtua spitalit pasi  simptomat e saj kishin agravuar dhe gjendja ishte përkeqësuar.

Më 27 mars, 36 vjeçarja postoi se testi i saj i parë, kishte rezultuar negativ për COVID-19. Mirëpo, kur mori përgjigjen e testit të dytë ajo i dërgoi mesazh shoqes së saj Yulia:

“Yulia, testi im i dytë rezultoi pozitiv për koronavirusin. Ndihem shumë keq”.

Ky ishte komunikimi i fundit i saj, pasi ndërroi jetë disa orë më vonë.

Ndërkaq, dy djemtë e Anastasias, raportohen të jenë negative për koronavirusin.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA