Mustafa: Kemi angazhuar një ekip ekspertësh për rimëkëmbjen ekonomike

02/04/2020 11:09

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një postim drejtuar qytetarëve, deklaroi se kanë angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi dhe për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit.

Ai tha se prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomisë dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Qytetarë të respektuar,Ballafaqimi me pasojat COVID-19 do të jetë mbi te gjitha prioritetet.Në LDK është angazhuar një ekip ekspertësh, për të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e këtij virusi; për konsolidimin e mëtejmë të sektorit shëndetësor dhe atij të arsimit.Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi.Prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomisë dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA