Një shofer ofroi dje një justifikim të ri për të shkelur rregullat e izolimit të koronavirusit kur u ndalua nga policia në Kardif të Uellsit.
Kur patrulla e pyeti se ku po shkonte jashtë fashës orare të lejuar ai u përgjigj se udhëtimi i tij ishte pojesë e lëvizje të lejuara “esenciale” sepse duhet të blente marijuanë, sipas policisë.
Oficerët e shpërndanë incidentin në llogarinë e tyre Twitter, duke thënë se më pas burri i arrestuar për shkelje të rregullave të karantinës dhe për zotërim kanabisi.
Ata shtonin se shucia e njerëzve në Britani kishin ndjekur udhëzimet e qeverisë, ndërsa rasti i mësipërm ishte një nga përjashtimet.
Qeveria atje ka thënë se do të lejohen vetëm lëvzijet “esenciale” ku përfshihen blerja e ushqimit dhe e mjekimeve, jë dalje e shkurtër për ushtrime, dhënia e ndihmës mjekësore dhe udhëtimi për në punë, kur nuk ke mundësi të punosh nga shtëpia.
Top Channel