Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”  kryetari i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, është duke zhvilluar një fushatë në të gjithë Shqipërinë, për t’i dhuruar ndihma të gjithë atyre familjeve që kanë vërtetë nevojë për to. Gjatë fjalës së tij, kryetari i këtij fondacioni, Arbër Hajdari, u shpreh se ka hasur vështirësi për të shpërndarë ndihmat në zonat e Veriut, pasi makinat e tyre shpesh janë tentuar të grabiten nga qindra persona. Është dashur ndërhyrja e ushtrisë, thotë Arbri, që kjo situatë të qetësohet. Po ashtu, Arbër Hajdari ka dhe një apel, të cilën e drejton për dy grupime njerëzish. Së pari, thotë ai, i bëj thirrje atyre personave që disa herë kanë dalë që të marrin ndihmat me forcë, që të mos e kryejnë një akt të tillë, pasi ajo është buka e atyre personave që kanë vërtetë nevojë. Së dyti, thotë Arbri, i bëj thirrje të gjithë atyre personave që ende nuk kemi trokitur në dyert e tyre për t’i ndihmuar, që të bëjnë durim, pasi shumë shpejt do të shkojnë dhe tek ata.

Denis Dyrnjaja: Ajo që po vë re nga bisedat që po zhvillojmë së bashku është fakti që ka një “uri” të madhe për ndihma. A mund të agravoj kjo situatë në të ardhmen nga ajo që ju po shikoni në terren dhe çfarë problematikash keni hasur ju vetë në raport me njerëzit.

Arbër Hajdari: Varet dhe nga zona. Ka pasur zona për shembull që neve edhe na kanë kërcënuar në terren. Ka pasur edhe njerëz që kanë dalë për të abuzuar, për të na i marrë ndihmat me dhunë. Në zonat e Veriut për shembull kemi hasur vështirësi dhe kemi kërkuar ndihmën e ushtrisë, sepse në  moment që kanë parë furgonat e fundjavës kanë sulmuar 150 persona njëherësh.

Denis Dyrnjaja: Po çfarë ishin këta njerëz, ishin popull i thjeshtë që kanë nevojë dhe janë në pamundësi për të pasur ushqimin e ditës, apo janë njerëz le të themi kontingjent kriminal.

Arbër Hajdari: Besoj që janë një kontingjent kriminal sepse realisht ai njeri që është nevojtar nuk bën ato lloj sjelljesh.

Denis Dyrnjaja: Juve parashtruat pak më parë shqetësimin që keni hasur me shpërndarjen e ndihmave. Keni një apel apo kërkesë dhe kujt ja adresoni atë.

Arbër Hajdari: Apeli im drejtohet për dy grupime njerëzish. Së pari, atij grupi njerëzish që ka dalë disa herë dhe ka tentuar të marrë ndihmat me forcë, ndaj mjeteve të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, që kjo që po tentoni të bëni është buka e atyre njerëzve që kanë realisht nevojë. Ky nuk është momenti që mund të përfitoni, duhet të ketë një solidarizim brenda njerëzve që të mos kërkojnë ndihma, ata persona që nuk kanë nevojë për ndihma, sepse do t’i hiqet ushqimi një të moshuari apo një familjeje që ka realisht nevojë. Ky është apeli i parë. Ndërsa apeli i dytë që kam është që të gjithë ato njerëz që ende nuk kemi pasur mundësi të trokasim në dyert e tyre, të bëjnë durim, se shumë shpejt do të vijmë dhe tek to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA