Në emisionin “Shqipëria Live” drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje “Skype”, këngëtari kosovar, Muhamed Sejdiu dhe bashkëshortja e tij.
Këngëtari dhe bashkëshortja, ndodheshin në ambientet e spitalit, pasi kanë qenë infektuar me koronavirus, por fatmirësisht tashmë kanë arritur që të shërohen.
“Mora lajmin më të mirë të jetës sime”, shprehet Muhamedi për momentin që mësoi që ia kishte “hedhur” sëmundjes. Tashmë, çifiti u shpreh se i duhet të qëndrojnë edhe dhjetë ditë të tjera të izoluar dhe më pas jeta e tyre do të jetë njësoj si më parë.
“Ne pardje bëmë testin e parë dhe dolëm negativë. Por dje morëm përgjigjen dhe testin e dytë dhe dolëm përsëri negativë. Mora lajmin më të mirë në jetën time. Bashkëshortja është mirë. Unë e përjetova më lehtë dhe sot jam në gjendje shumë të mirë. Mua më ka rënë paniku më i madh sepse kisha frikë se mos kisha infektuar të tjerët, familjarë, miq. Kanë qenë të izoluar edhe djemtë e mi në Gjakovë. I ka urdhëruar policia që të qëndrojnë vetëm në shtëpi. Edhe dhjetë ditë do të qëndrojmë në izolim, nuk do të përqafojmë djemtë. I kanë thënë për 10 ditë (i referohet bashkëshortes) mos bëj asnjë punë dhe qëndro vetëm në qetësi”, u shpreh këngëtari.
Top Channel