Atletika përjashton Luiza Gegën! Kampionia flet për Top Channel: Zgjedhjet në federatë po manipulohen, duan ta marrin fitoren në tavolinë
26/11 12:38
Ish-ylli i Arsenalit dhe Chelseat, Ashley Cole u sulmua nga një bandë hajdutësh të maskuar në shtëpinë e tij.
39-vjeçari iu vodhën disa stoli të shtrenjta në rezidencën e tij.
Disa individë me rroba kamuflazhi hynë duke u depërtuar në pjesën e pasme të ndërtesës.
Një burim tha: “Ishte një përvojë e tmerrshme. Grabitësit tingëlluan shumë profesional dhe e dinin saktësisht se çfarë bënin”.
Disa burime gjithashtu pohojnë se Cole ishte kërcënuar dhe lidhur me karrige gjatë bastisjes por kjo aktualisht është e paprovuar, raporton The Sun.
Disa fqinjë konfirmuan se ishin marrë me pyetje nga policia në lidhje me grabitjen, derisa hetimet kanë filluar.
Top Channel