Kosovë/ QKUK publikon të dhënat e fundit për pacientët me COVID-19

01/04/2020 10:17

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Univerisitare të Kosovës (QKUK), gjashtë persona të prekur me koronavirus janë duke u trajtuar me okigjenoterapi, ndërsa një pacienteje i është përkeqësuar gjendja.

“Një paciente ndodhet në kujdesin intensiv të klinikës dhe ka përkeqësim të gjendjes, është në ventilim mekanik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Në këtë institucion aktualisht janë të shtrirë 43 të sëmurë me COVID-19, sëmundjen që e shakton koronavirusi.

Sipas QKUK-së, shumica e tyre janë në gjendje stabile.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të testuar pozitivë me COVID-19 vazhdojnë të jenë tri infermiere, në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave dy janë duke u trajtuar në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, aktualisht janë të regjistruara 112 raste me koronavirus, një pacient ka vdekur dhe gjashtë janë shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA