Në orët e para dhe gjatës ditës së sotme, vendi ynë është përballur me një mot të keq, kryesisht ulje temperaturash, reshje të dendura shiu dhe dëbore në veri të vendit.

Malësia e Shkodrës, Burrelit dhe Kukësit është mbuluar nga dëbora, shoqëruar me erë të fortë stuhie.

Kushtet atmosferike kanë ndikuar në rrjetin elektrik, duke shkaktuar avari, por nga ana tjetër ka vështirësuar punën e brigadave të OSSH për ndërhyrje më të shpejtë.

Megjithatë, masat e marra më herët, në kuadër të emergjencës mjekësore Covid-19, gadishmëria e 2000 punonjësve, me bazë materiale dhe mjete transporti, i dha mundësinë OSHEE të rifuste në punë gjysmën e fiderave të stakuar.

Aktualisht ka një përmirësim të furnizimit në zonat Shkodër, Tropojë, Laç, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa furnizimi me energji elektrike për institucionet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA