Kanë dalë pamjet nga takimi që u mbajt ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kyeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Kurti, pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ai nuk ka pranuar të flasë me presidentin për mundësinë e formimit të një shumice të re parlamentare.

Kryeministri në detyrë ka thënë se “nuk mund të shpërfillim nenin 82.2 të Kushtetutës”.

“Përpjekjeve te presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thitë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA