“Të gjithë ja kanë dëgjuar emrin, pak ja dinë historinë”/ Nis në Top Channel seriali i kryebosit të kokainës, El Chapo

31/03/2020 17:20

Duke filluar nga data 3 prill në ekranin e Top Channel nis seriali i kryebosit të kokainës, El Chapo.

El Chapo është një seri televizive e krimit bazuar në një histori të vërtetë, e prodhuar nga Netflix dhe Univision, për jetën e kryebosit të kokainës, Joaquin “El Chapo” Guzman.

Premiera e serialit është shfaqur në 23 prill të vitit 2017 në Univision dhe më pas në Netflix në të gjithë botën. Seriali rrëfen fillimet e Joaquin Guzman në vitin 1985, kur ai ishte thjesht një anëtar i nivelit të ulët të Kartelit Guadalajara. Më pas ai arrin të ngrihet në pushtet dhe bëhet kreu i Kartelit Sinalia.

Seriali do të shfaqet në ekranin e Top Channel, të premten, të shtunën dhe të dielën në orën 21:00.

Sezoni i parë El Chapo

 Joaquin Guzman është një njeri që kërkon të bëjë rrugën e tij në botën e paligjshme të trafikut të drogës.

Për këtë arsye, ai vendos që te kolegët e tij të tjerë të prezantohet si El Chapo. Madje ai kërkon që të ndryshojë edhe rregullat e biznesit me çdo kusht.

E për të nisur çdo gjë që ai dinte, ai duhej të rrezikonte edhe të vdiste dhe kërkon kapon kolumbian me emrin Pablo Escobar, ku i ofron që t’i kalojë atij një ton mall në 48 orë. E nëse ai nuk e bënte, ai do të ishte një njeri i vdekur.

Joaquin është një person që do tunelet dhe di të kalojë drogën përmes kufirit me Meksikën pa ndonjë rrezik të zbulohet. Madje ky do të jetë edhe çelësi i tij për të përshkallëzuar biznesin e trafikut të drogës.

Kur gjithçka duket se shkon në mënyrë perfekte, El Chapo merr lajmin për vdekjen e babait të tij nga një sëmundje.

Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte e mirë, ai dëshironte që t’i jepte lamtumirën e fundit, por koha nuk ishte në favorin e tij.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA