Që prej shpërthimit të koronavirusit, ku e gjithë bota ndërkohë është duke përjetuar një një izolim që nuk e kish parë që prej L.II.B, shitjet e librit klasik të Albert Camus “Murtaja” kanë shënuar shifra rekord.
Murtaja është shkruar më shumë se 70 vjet më parë, por romani më i njohur klasik i tij është duke i shërbyer botës më shumë se. Libri, i cili bën fjalë për përhapjen e sëmundjes së murtajës në një qytet në Afrikën e Veriut; dhe se si njeriu ka reaguar ndaj vdekjes, ka regjistruar një bum të madh shitjesh që prej shpërthimit të virusit të panjohur, fillimisht në Wuhan.
Në tetë javët e para të vitit 2020, “Murtaja” ka shënuar rreth 40% të shitjeve që normalisht regjistroheshin në një vit të tërë. Kryesisht në Francë e më pas edhe në Itali, në Italinë fqinje që edhe pse është goditur më shumë nga gjithë shtetet europiane nuk e humb dëshirën për të lexuar.
Me shqetësimin për përhapjen e sëmundjes, nuk është çudi që romani klasik I Albert Camus, “Murtaja” të jetë tërheqës për audiencën e re. Sepse pikëpyetjet morale dhe personale që shtrohen aty, janë po aq të rëndësishme tani, sa dhe atëherë kur u shkrua. Ndaj për të qenë të përgatitur për cdo situatë të re që provon njerëzimi, tanimë të provuar një herë në 100 vjet, romani i Camus është një zgjedhje e mirë;
Pak fjalë për autorin
Albert Camus u lind më 7 nëntor 1913 në Mondovi (Algjeri), ku studioi letërsi dhe filozofi. Për shkak të sëmundjes nga turbekulozi nuk ndoqi karrierën universitare, por filloi të punonte si gazetar në “Alger Republicain”. Pas dëbimit nga Algjeria, nga viti 1940 ai shkroi për gazetën “Paris Soir” dhe iu bashkua grupeve të rezistencës kundër nazismit.Në vitin 1941 botoi romanin “I huaji” dhe vëllimin me ese “Miti i Sizifit”. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kamy botoi shumë vepra, mes tyre edhe romanin tjetër të famshëm “Murtaja” dhe esenë “Njeriu në revoltë”. Në vitin 1957, Kamy u shpërblye me çmimin “Nobel” për Letërsi. Vdiq më 4 janar 1960 në një aksident rrugor.
Të dhënat e librit
Shtëpia Botuese: Albert Camus
Gjuha e publikimit: Shqip
ISBN-13: 978-9928-251-89-3
Formati: me kapak të hollë
Nr. faqe: 304
Top Channel