ITALI- 812 persona kanë humbur jetën në Itali vetëm gjatë 24 orëve të fundit duke përkeqësuar kështu bilancin e viktimave të shkaktuar nga CoVid-19.
Në krahasim me ditën e djeshme numri i viktimave është rritur por fatmirësisht është ulur ndjeshëm numri i të infektuarve të rinj në krahasim me 24 orë më parë. Ditën e djeshme në Itali kishte 756 viktima ndërsa të infektuar ishin 3851.
Ndërkohë në vetëm 24 orë sipas autoriteteve italiane janë shëruar plot 1590 persona. Italia për momentin është vendi me bilancin më tragjik në të gjithë botë për sa i përket viktimave të shkaktuara nga CoVid-19.
Në total, numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 11 591, ndërsa mbi 30 mijë të infektuar ndodhen në terapi intensive.
Top Channel