Treqind familje të komuniteti rom në periferi të Fierit janë në vështirësi pas daljes së urdhrit të lëvizjes një njeri për çdo familje, vendim ky i marrë nga qeveria si masë parandaluese për përhapjen e mëtejshme të Covid-19.

Ata thonë se jetesa është e pamundur, pasi pjesa më e madhe nuk dinë të aplikojnë online për të marrë lejen e lëvizjes.

Mbyllja e tregut industrial, ku punon pjesa më e madhe e tyre ka dëmtuar ekonomikisht familjet rome, ndërsa gjatë izolimit të sëmurët nuk mund të shkojnë nën farmaci për të marrë ilaçet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA