E mbajti sekret, Drake na prezanton për herë të parë me djalin e tij (FOTO)

30/03/2020 18:12

Drake e ka mbajtur djalin e tij sekret, për një kohë shumë të gjatë. Sot, reperi ka vendosur të na prezantojnë të gjithë me Adonis Graham, 2 vjeç.

Për herë të parë, 33 vjeçari ka publikuar në Instagram foto të të voglit të tij, i cili nuk ka shumë ngjashmëri me të atin pasi është bjond me kaçurela e jo me ngjyrë.

Gjatë izolimit të pandemisë së Covid-19, Drake është ribashkuar gjithashtu për pak momente dhe me ish-in Sophie Brussaux, mamanë e djalit. Në postim reperi ka përfshirë dhe një fotografi të vjetër të dy prindërve.

Top Channel