Ambasador i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, me anë të një postimi në twitter, shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar me 1.1 milion dollarë qeverinë e Kosovës në luftën ndaj koronavirusit.
Bashkangjitur këtij postimi, Ambasadori Kosnett ka publikuar një video ku shprehet se së bashku do ja dalim të mposhtim Covid-19 dhe se Amerika mbështet Kosovën në këtë luftë.
“SHBA i dhuron qeverisë së Kosovës 1.1 milionë dollarë, në ndihmë të operacionit të parandalimit të transmetimit të mëtejshëm të Covid-19, së bashku do ja dalim”, shkruan Kosnett në twitter.
Kosovo Government receives $1.1 million dollars from U.S. to provide operational support and increase Kosovo’s response capability to stop further transmission and mitigate COVID-19’s impact. #TogetherWeCan pic.twitter.com/D4CaIv4iL3
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) March 30, 2020
Top Channel