24/11 22:37
Korça është e lidhur ngushtë me muzikën, serenatat dhe rrugicat e kalldrëmta ku dëgjohen tinguj kitarash, por në këtë situatë kur të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi, artistët vazhdojnë të jenë pranë njerëzve përmes rrjeteve sociale.
Një prej tyre është edhe Mihallaq Andrea, i cili çdo mbrëmje në facebook këndon live.
Për artistin e njohur korçar kjo situatë nuk e ka ndryshuar rutinën, por ka sjellë shqetësimin prindëror për vajzën që ndodhet në Romë, ndërsa tregon sesi familja e tij e organizon ditën teksa qëndron në shtëpi. E sigurisht, ai sot me zërin e tij, zgjedh të jetë pranë Italisë, duke dhënë mbështetjen prej artisti.
Top Channel