
25/02 09:42
Rritet bilanci i të prekurve në Kosovë nga COVID-19. Mësohet se një tjetër person ka rezultuar pozitiv në testimet për coronavirus të shtunën në Kosovë, duke e çuar në 91 numrin e personave të prekur.
“Rasti pozitiv është rast kontakti, me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se të rinjtë e moshave nga 20 deri në 29 vjeç janë prekur më së shumti nga koronavirusi i ri në Kosovë.
Nga 88 personat e infektuar me këtë sëmundje, 20 prej tyre i përkasin kësaj moshe, ndërkohë që vetëm 9 persona të prekur janë të moshës mbi 70-vjeçare.
Top Channel