Ingrid Gjoni: Kisha frikë nga koronavirusi, boshatisa të gjithë supermarketin

29/03/2020 19:18

Koronavirusi ka paralizuar rrjedhën e jetës në mbarë globin. Si pasojë e frikës së krijuar nga virusi, shumë persona janë dyndur në dyert e supermarketeve dhe janë furnizuar për muaj të tëra, një ndër to është dhe këngëtarja Ingrid Gjoni.

Këngëtarja e njohur, e cila momentalisht ndodhet në shtëpinë e saj verore në Gjirn e Lalzit, bëri një intervistë me gazetarin Ervin Kurti.

Si një “sy kritik” që nuk i shpëton asgjë Ervini, hapi në një moment frigoriferin e Ingridit, për të zbuluar se çfarë kishte brenda saj. Frigoriferi siç shihet dhe në videon e mëposhtme është i tej mbushur me produkte dhe Ingridi e justifikoi këtë gjë duke u shprehur se dhe ajo ishte kapluar nga frika në momentin që pandemia e virusit korona “mbërtheu”  vendin tonë.

Kështu që mora familjen u drejtova drejt supermarketit dhe bëra një super pazar, u shpreh këngëtarja brune.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA