Presidenti kinez, Xi Jinping ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, pasi është bërë e ditur që Shtetet e Bashkuara janë kthyer në epiqendër të përhapjes së koronavirusit.

Sipas mediave kineze, Xi ka thënë se Kina dhe SHBA-ja “duhet të bashkohen në luftën kundër virusit”.

Ai po ashtu ka insistuar që Pekini ka qenë gjithmonë transparent rreth shpërthimit fillestar të virusit- duke hedhur poshtë pretendimet e bëra nga Trump që kinse Kina e ka njoftuar botën shumë vonë për koronavirusin.

Presidenti kinez po ashtu ka thënë t’i ketë ofruar mbështetje SHBA-së dhe se shpreson që Uashingtoni do të marrë masa për të ruajtur shëndetin e shtetasve kinezë në tokën amerikane. Kina deri më tani ka nisur ndihmë në dhjetëra vende evropiane, aziatike dhe afrikane, të cilat po përballen me rritje e sipër të numrit të të infektuarve me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Fillimisht për këtë virus ishte raportuar në Vuhan të Kinës, në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që para SHBA-së, Italia ka qenë vendi i prekur më së keqi nga ky virus, meqë deri më tani është raportuar për 8,215 persona të vdekur.

Aktualisht në Shtetet e Bashkuara është thënë të jenë prekur nga kjo sëmundje mbi 85,991, derisa 1,296 kanë vdekur./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA