Elton Ilirjani ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype nga shtëpia e tij në New York.
Sipërmarrësi i njohur nga Tepelena deklaroi se ishte prekur nga koronavirus dhe se kishte vuajtur simptomat për 12 ditë.
“Filloi me një ngacmim në fyt, ishte një gudulisje e lehtë. Të nesërmen filloi një dhimbje fyti. Po atë ditë në pasdite filloi një temperaturë, që shkoi 38-38 e gjysmë. U lidha me doktorin dhe menjëherë dyshuan për koronavirus. Filloi më pas kolla, një kollë e fuqishme. Dy netë pa gjumë me një dhimbe të madhe në mushkëri dhe dhimbje trupi”, tregoi ai.
I pyetur nga Bieta, Ilirjani theksoi se u kurua në shtëpi, me sugjerimin e doktorit të tij.
“Me sugjerimin e doktorit pija aspirina dhe e shoqëroja me shumë vitamina C. Ndërkohë merrja edhe shurup për kollën, se ishte një kollë e fuqishme që më jepte djegie në mushkëri”, sqaroi ai.
Top Channel