Pjesa më e madhe e rasteve të koronavirusit diagnostikohen përmes një testi në laborator të pështymës ose mukusit, por ka edhe një mënyrë tjetër për ti thënë një personi nëse ai është apo jo i prekur.

Një spital në romë, po përdor skanerat e mushkërive, kombinuar me një softuer të inteligjencës artificiale, fillimisht i përdorur në kinë dhe që përbën një teknikë më të shpejtë por edhe më të kushtueshme.

Shefi i repartit të imazherisë, në kampusin universitar bio-medico në Romë, Carlo Quatrocchi, shpjegon se si funksionon kjo teknikë dhe pse zakonisht përdoret si një mjet i parë për verifikimin e koronavirusit.

“Sistemi sinjalizon me një alarm skanimet e pacientëve pozitiv sipas një algoritmi fillestar analize. Aplikacioni ndoshta është më inovativi në spitalet tona, por është një radiolog më pas ai që vulos rezultatet e inteligjencës artificiale. Dhe kjo është e nevojshme për një varg arsyesh, një ndër të cilat edhe fakti se sistemi mund të bëjë gabime, si cdo sistem tjetër kompjuterik”.

Fakti që lëshohet alarmi kur identifikohet një pacient i dyshimtë lejon radiologun dhe doktorin, të identifikojë fillimisht pacientin e sëmurë dhe ti orientojë drejt izolimit ose në kujdes intensiv. Edhe vende të tjera si Franca dhe gjermania, kanë shprehur interes në këtë teknologji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA