
25/02 09:55
Të gjithë në frontin e luftës ndaj Koronavirusit, madje edhe PSG, që po vazhdon të mbështesë trupën e mjekëve dhe infermierëve që janë në linjën e parë.
Klubi parizien ka hedhur në treg fanellën “Tous Unis” (të gjithë të bashkuar), e disponueshme në dyqanet zyrtare me logon “Assitance Publique”.
Fondet e mbledhura do të shërbejnë për të ndihmuar operatorët shëndetësore në përballjen e krizës aktuale, sot dhe në të adhmen. Deri tani janë mbledhur rreth 200 mijë euro, që do të shkojnë për infermierët e spitaleve të Parisit. 1500 fanella janë hedhur në treg me çmimin 175 euro secila.
Top Channel